HyrRregjistrohu
hipi zhdripi.com
 

Këtu janë faqet e mia. Waiting for your comments.

Shto te Te preferuarat
Abonim
Visitors
Kalendari
Top commentators
Other sites
Back to homehipi zhdripi.com / Faqet / Te pergjithshme / Gjeografia e Shteteve - Spanja

Gjeografia e Shteteve - Spanja

0.00 (0)

Spanja ndodhet në pjesën jugperëndimore të Evropës, me dalje në detin Mesdhe dhe oqeanin Atlantik, në jugperëndim të Francës. Sipërfaqja e përgjithshme e Spanjës është 504,782 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 40 00 V, 4 00 P dhe 499.542km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 5.240km2 ujë në të cilën sipërfaqe hynë të gjitha ujdhesat dhe siujdhesat e Spanjës.

Vija bregdetare e Spanjës është 4.964 km e gjatë ndërsa vija kufitare tokësore është 1.917.8 km që e ndajnë atë nga Andora (63.7 km), Franca (623 km), Gjibraltari (1.2 km), Portugalia (1.214 km) dhe nga Maroku (15.9 km).

Klima e Spanjës është e ndryshueshme. Në bregdet pranë Mesdheut dominon klima mesdhetare me mot të kthjellët, verë të nxehtë. Në pjesën e brendshme të vendit është klimë kontinentale dhe malore.

Relievi i Spanjës përbëhet nga terreni me rrafshe bregdetare në pjesët përgjatë bregdetit të Mesdheut pas së cilave vijnë rrafshnaltat e katundet në pjesën qendrore dhe bjeshkët e Pirenejve në pjesën veriore dhe perëndimore. Pika më e ultë e relievit (0 m) gjendet përgjatë bregdetit të Mesdheut apo të oqeanit Atlantik dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 3,718 metrave në majën e malit e quajtur Maja e Teides (spa.:Pico de Teide) në Ishullin Tenerife, pjese e ishujve Kanarie (ang.:Canary Islands).

Në pasuritë natyrore të këtij vendi llogariten: qymyri, ligniti, hekuri, bakri, zinku, urani, zhiva, plumbi, magneziti, gipsi, prurja e ujit, toka e punueshme, etj.


Andora|Austria|Belgjika|Bjellorusia|Bosnja|Britania e Madhe|Bullgaria|Republika Çeke|Danimarka|Estonia|Finlanda|Franca|Gjermania|Greqia|Hollanda|Hungaria|
Maqedonia|Irlanda|Islanda|Italia|Kosova|Kroacia|Letonia|Lihtenshtajni|Lituania|Luksemburgu|Mali i Zi|Malta|Moldavia|Monako|
Norvegjia|Polonia|Portugalia|Qipro|Rumania|Rusia|San Marino|Serbia|Shqipëria|Sllovakia|Sllovenia|Spanja|Suedia|Turqia|Ukraina|Vatikani|Zvicra|Kosova


image Komente: 0 Pamje: 1088 [Modifiko historine] Madhesia:6429 byte
Ndryshimi i fundit i bere: hipi Hipi Zhdripi 986 dite me pare 15.04.2007 02:49:59
I postuar ngaTeksti
Kush eshte ne faqe?
Abuse | Hosted by MyLivePage | | Design by Next Step | © Kolobok smiles, Aiwan